MENU
klinika

Mes tyre edhe dy rekrutueset e 95 grave

Sera e kanabisit në Berat/ Jepet masa për të arrestuarit

13.11.2022 - 12:37

11 personat e arrestuarit disa ditë më parë në serën ku përpunohej kanabis në fshatin Kutall kanë mbërritur sot në Gjykatën e Beratit, ku do të njihen me masën.

Të arrestuarit janë Hamdi Dyli, Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj, Blerim Xheka, Bashkim Mema, Edison Mema, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha, Samoel Lushaj, Drita Mema dhe Izmire Mema.

Dy gratë mes 11 organizatorëve rekrutonin 95 punëtore, të cilat po hetohen në gjendje të lirë.

Shumica e të ndaluarve nga policia të përfshirë në kultivimin e kanabisit ishin nga zonat Nikël, Burrel, Kamëz, Fushë Krujë, Shkodër dhe Lezhë.

Më 10 nëntor në Kutalli të Beratit policia zbuloi një fermë kanabisi, ku thahej lënda narkotike.

Gjatë operacionit u sekuestrua rreth 875 kg kanabis i tharë, ndërsa u ndaluan 105 persona, ku 95 ndër to ishin gra të cilat ishin punësuar për të pastruar lëndën narkotike.

Të arrestuarit janë nga Drenovica, Ishëmi, Lezha, Kopliku, Nikla, Kamëza apo Tirana, ndërsa në kërkim është shpallur edhe një 19-vjeçar.

Sera ku ishte ndërtuar kapanoni ku përpunohej droga ishte në pronësi te Hamdi Dylit, e cila ishte ndarë në 4 pjesë, ku 95 gratë e punësuara pastronin çdo ditë lëndën narkotike të tharë që ua sillnin me furgon.

Punëtoret të cilat ishin të moshave të ndryshme deri 75 vjeç, thanë se janë punësuar jo në të njëjtën kohë, ku pjesa më e madhe kishte 20 ditë që punonin.

Lënda narkotike e tharë vinte me furgon, punëtoret e pastronin e paketonin dhe furgoni sërish e merrte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pamjet nga operacioni i policisë

Brenda fermës së drogës në Berat!

Nga Fushë-Kruja për “punë sezonale”

Si u zbuluan parcelat me drogë në Drenovicë


Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall