MENU
klinika

“Ai ishte shumë i zgjuar"

Shefi i arbitrave italianë arrestohet për trafik droge

12.11.2022 - 14:53

Guardia Di Finanza zhvilloi një operacion të madh dy ditë më parë në Milano që çoi në arrestimin e 42 personave për trafik droge të zhvilluar mes Italisë dhe Spanjën.

Personat e prangosur janë italianë, spanjollë dhe shqiptare, teksa mes tyre është edhe Rosario D’Onofrio, shefi i Shoqatës Italiane të Arbitrave!

Ai ishte shumë i zgjuar dhe e dinte mirë se me çfarë po merrej”, deklaroi Daniele Giannetto, një nga drejtuesit e organizatës kriminale në të cilën D’Onofrio bënte pjesë.

Detyrat e tij kishin lidhje me organizimin logjistik të transportit të drogës”. Hetimi që ka zgjatur mbi dy vite, zbuloi se kjo organizatë ka futur në zonën e Lombardisë mbi gjashtë tonë marijuanë dhe hashash, teksa rreth gjysmë toni u kap gjatë zhvillimit të operacionit të arrestimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN