MENU
klinika

EMRI

Sherr mes të rinjve në Durrës, plagoset me thikë 16-vjeçari

01.11.2022 - 14:49

Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri në sheshin “Pranvera”, Durrës. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin 20-vjeçar, Alesjo Musai.

Ngjarja mësohet se sherri ka nisur pë motive të dobëta, ndërsa i riu ka marrë plagë në shpatull.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës(thikë), një 16-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

 

 

Rreth orës 12:55, në lagjen nr. 11, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit A. M., 20 vjeç dhe një 16-vjeçari, në ambientet e jashtme të një lokali, shtetasi A. M. ka plagosur me mjet prerës (thikë), 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin A. M.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin