MENU
klinika

Rinisin kërkimet për gjetjen e babë e bir

Shirat e dendur nxjerrin nga shtrati lumin Ishëm

21.11.2022 - 09:00

Si pasojë e reshje të dendura të shiut që kanë rënë orët e fundit, në Fushë Krujë ka dalë nga shtrati lumi Ishëm. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç.

Problematike situata paraqitet në qarkun e Shkodrës, ku rrjedha e ujit mori babanë me dy fëmijët në Bogë të Malësisë së Madhe. Vajza arriti të shpëtojë, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë të Pjetër Rushjat dhe djalit të tij. Ditën e sotme do të nisin kërkimet me dron për të bërë të mundur gjetjen e makinës së Rushajt.

Ndërkohë në qarkun Gjirokastër janë krijuar probleme në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë” në Ballaban, në aksin Ballaban-Këlcyrë, në aksin rural Valare-Çajup, në aksin Suhë-Zagorie, në aksin Ura e Kardhiqit-Sarandë afër tunelit të Skërficës, në aksin rural Kolonjë- Golem dhe ne aksin rural Zenelaj-Zhulat.