Topi me të cilin legjenda Diego Armando Maradona shënoi golin e njohur si “Dora e Zotit” dhe që ndihmoi në vulosjen e fatit të Anglisë në çerekfinalen e Kupës së Botës 1986 është shitur në ankand për 2 milionë paund.
Topi ishte në pronësinë e arbitrit tunizian Ali Bin Nasser, i cili e konsideroi të rregullt golin me dorë të legjendës në ndeshjen Angli-Argjentinë.
Para ankandit, Bin Nasser shpresoi që blerësi do ta vendoste atë në ekspozitë publike. Duke folur për golin, ai tha: “Nuk e pashë qartë incidentin, nuk e dija që Maradona e shtyu me dorë topin në rrjetën e Peter Shilton”.
Diego Maradona’s ‘Hand of God’ ball – from the goal that helped seal England’s World Cup fate in the 1986 World Cup quarter-final – has been sold at auction for £2m https://t.co/S6gZWQJ8fP
— Guardian sport (@guardian_sport) November 16, 2022
Rikujtojmë që Argjentina fitoi përballjen ndaj Anglisë me shifrat 2-1. Ishte Maradona i cili shënoi me “dorën e Zotit” golin e parë të ndeshjes. Çerekfinalja e Botërorit ishte dita e Maradonës, ku ai shënoi dy perla në një ndeshje. Në golin e dytë, Maradona dribloi 5 lojtarë.