MENU
klinika

Basketboll Meshkuj

Shorti i vuri përballë Sigal Prishtina, tërhiqet ekipi serb

04.11.2022 - 23:25

Vetëm një ditë pasi u njoftua se klubi i basketbollit Dunav nga Stari Banovac do të përballej në Ligën e Basketbollit të Europës Veriore (ENBL), mësohet se kjo gjë nuk do të ndodhë!

Arsyeja e tërheqjes së skuadrës, e cila ishte degë e Partizanit që nga viti i kaluar, është Sigal Prishtina, skuadra me të cilën do të duhej të luanin! Edhe një herë serbët tregojnë urrejtjen e madhe që kanë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Tashmë janë bërë grupet për këtë garë dhe në fazën e parë Dunav do të duhej të përballej me ekipin që përfaqëson Kosovën në garat ndërkombëtare, por serbët nuk kanë pranuar duke hequr dorë nga gara.

“Duke qenë se kjo është e papranueshme, si për njerëzit e klubit ashtu edhe për Federatën e Basketbollit të Serbisë, është marrë vendimi që ekipi të tërhiqet nga Stari Banovc vetëm një ditë pas hyrjes në garë.

Edhe pse kishte një dëshirë të madhe që ekipi të provonte veten në skenën ndërkombëtare dhe të konkurronte me ekipe nga Polonia, Lituania, Izraeli, Republika Çeke dhe vende të tjera, këto kushte janë të papranueshme.

Basketbollistët e rinj në të cilët po llogarit Partizani në të ardhmen do të vazhdojnë të zhvillohen në Ligën e Basketbollit të Serbisë dhe një ndeshje e mundshme kundër Sigal Prishtinës do të ishte sipas rregullave nëse ajo skuadër do të pranonte të luante si përfaqësuese e Serbisë”, – shkruan në njoftimin e klubit Dunav.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN