MENU
klinika

Javët kulturore

Shqipëria mikpret Kosovën

23.11.2022 - 15:33

Në kuadër të javëve kulturore ndërkombëtare, në datat 21-30 nëntor Shqipëria do të mikpresë Kosovën.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau lajmin teksa publikoi edhe një video nga temat që do të trajtohen këtë javë.

“Javët Kulturore Ndërkombëtare Shqipëria mikpret Kosovën deri më 30 nëntor”, shkruan Margariti, teksa eventi kulturor do të kulmojë përmes aktiviteteve që do të organizohen në disa qytete.

E konceptuar si një paradë kulturore ndërkombëtare, kushtuar bashkëpunimit kulturor, ky program dinamik e gjithëpërfshirës do të vijojë deri në datën 30 nëntor.

Organizatorët kanë parashikuar ekspozita, përurime librash, shfaqje filmash, koncerte, biseda e diskutime etj. Aktivitetet do të kulmojnë në datën 28, për Festën e Pavarësisë, me koncertin e Dua Lipës në sheshin “Skënderbej”.

Gjithashtu do të marrin pjesë në këto aktivitete edhe shumë artistë nga Kosova, si soprano Besa Llugiqi, si dhe grupi i mirënjohur Jericho që është planifikuar të performojë tek Pazari i Ri.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale