MENU
klinika

Ja rrugët që do të bllokohen

“Shqipëria në rrezik”/ Opozita sot proteston

12.11.2022 - 09:59

Opozita do të mbajë sot protestën kombëtare të paralajmëruar prej disa ditësh tashmë, me moton “Shqipëria në rrezik”

Protesta do të zhvillohet në orën 16 para kryeministrisë.

Nuk ka informacione se si do të vijojë, sa do të zgjasë dhe nëse do të ketë marshime, zhvendosja e të tjera,

Një ditë më parë, Policia ka njoftuar edhe për masat e marra.

Do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të lëvizjes së pjesëmarrësve në tubim.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Policia bën thirrje që qytetarët të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN