Nuk ka asnjë manual të gatshëm për të pasur marrëdhënie njerëzore të shëndetshme por disa rregulla ndihmojnë herë pas here.
Hë, se nuk është ndonjë gjë. Do t`ia dalësh
Mund të duket si pozitive, por ose e vë më shumë në siklet, ose i tregon neglizhencë.
Ti je si babai yt.
Ose nënë, ose motër ose vëlla ose kushdo tjetër. Askush nuk duhet ta thotë këtë fjali.
Ti gjithmonë … ose Ti kurrë …
Nuk ka nevojë për përgjithësime. Nëse e nisni bisedën kështu, është e mbyllur që në fillim.
E ke gabim. A do më dëgjosh njëherë mua?
Ideja nuk është kush e ka gabim dhe kush ka të drejtë. Ideja është cila zgjidhje apo mendim ia vlen në një moment apo situatë të caktuar.
Ka mbaruar
Ka çifte që ia thonë këtë fjali njëri-tjetrit çdo javë dhe vazhdojnë të jenë bashkë. A ka vlerë të thuhet dhe përtypet diçka më pas. Çdo javë!
Je shumë i ndjeshëm
Edhe çfarë pastaj? Nuk është e drejtë që të vendosim sesi duhet të ndihet dikush.
Kur nuk flisni fare
Heshtja është vrasëse gjithashtu e lidhjes. E vret më ngadalë se gjithçka tjetër në fakt. Kështu që kujdes!