MENU
klinika

Një koment për Vuçiçin...

Si duhet të veprojë Kurti me targat? Ja përgjigjja e Berishës

02.11.2022 - 10:55

Vendimi i qeverisë së Albin Kurtit për të mos shtyrë më përdorimin e targave serbe në territorin kosovar, është komentuar nga ish kryeministri Sali Berisha.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit Log, Endri Xhafo sesi duhet të veprojë kryeministri I Kosovës në kushtet dhe të presionit ndërkombëtar, Berisha u përgjigj:

“ Nuk di të them ç’duhet të bëjë Albini, por çfarëdo që të vendosë, unë jam me Kosovën. Nuk mund të jem me Vuçiçin unë. Si tha Vuçiç në Pragë, në darkën e Komunitetit politik europian? Kam kaq vjet që nuk e gjej gjuhën me ata të Prishtinës, kurse me atë në Tiranë jemi si vëllezër siamezë.

Nazarko – Po nuk tha ashtu, nuk tha vëllezër siamezë.

Berisha – E kam me burime unë. E kam me burime brenda takimit.

Xhafo: – Doktor, nëse nuk mund të thonë ç’duhet të bëjë Albini, ju vetë ç’do të kishit bërë?

Nazarko – Ndërkohë që Blinken u tha shtyjeni nja një vit

Berisha – Unë vetë po të isha do të shikoja të gjithë faktorët, do t’i analizoja dhe pastaj do të merrja një vendim.“

Nga 21 prilli nuk do të lejohen më targa serbe në Republikën e Kosovës. Gjatë 3 javëve të para të nëntorit, ata që qarkullojnë me makina me targa të tilla, do të gjobiten me 150 euro. Policia ka publikuar fletën e gjobës e do të vendoset dnë të gjitë territorin, përfshirë dhe pikat e kalimit kufitar.

Por, pas bërjes publike të vendimit të Kosovës, SHBA-ja u shpreh e “zhgënjyer” me mosshtyrjen e afatit për riregjistrim.

Ndërkohë gjatë bisedës në Log, Berisha tha se Vuçiçit i është propozuar integrim i shpejtë në BE dhe në NATO në këmbim të njohjes së Kosovës, por marrëdhënie e tij me Rusinë , që Berisha e quan pengmarrje, ka bërë që kjo gjë të mos ndodhë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Zaev aventurier, ‘Ballkani i Hapur’ vdiq dy ditë më parë në MV"

Berisha i ekzaltuar nga fitorja e partisë së ish kryeministrit Gruevski


"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi