MENU
klinika

Nga Fushë-Kruja për “punë sezonale”

Si u zbuluan parcelat me drogë në Drenovicë

11.11.2022 - 10:47

Një serë rreth dy hektarë ishte mbjellë me kanabis në një fshat në Bashkinë e Dimalit, ndërsa Policia ka organizuar një aksion të gjerë për sekuestrimin e bimëve narkotike dhe arrestimin e personave përgjegjës për kultivimin e drogës.

Operacioni ka nisur mëngjesin e djeshëm në fshatin Drenovicë të njësisë administrative Kutalli në rrethin e Beratit.

SHOQËRIMET
Dhjetëra gra, jo vetëm nga Berati, por edhe nga zona të tjera të vendin janë gjetur në serën që kultivohej bima narkotike. Madje, gratë kishin shkuar edhe nga zona e Fushë-Krujës atje për të punuar në mënyrë sezonale. Rreth 100 persona dyshohet se punon në fermën e madhe të bimëve narkotike.

Deri mbrëmjen e shkuar, policia lokale nuk dha detaje zyrtare për operacionin, ndërsa dyshohet se të paktën 80 gra janë ndaluar nga forcat e rendit dhe janë dërguar në komisariat.

Numri ishte aq i lartë, se forcat e rendit nuk kishin furgona për t’i transportuar në ambientet e drejtorisë së policisë së Beratit, duke u transferuar ato nga fshati në drejtim të qytetit me anë të një autobusi.

Operacioni i policisë nisi pas disa ditësh vëzhgime në terren për aktivitetin e paligjshëm, ndërsa më herët kishte pasur informacione për veprimtarinë në rrugë operative.

Rreth 100 persona dyshohet se punonin pranë serave me kanabis. Numri i lartë i tyre flet për një veprimtari të mirorganizuar dhe me bazë të gjerë logjistike. Disa gra janë ndier keq brenda ambienteve të Komisariatit dhe ka mbërritur ambulanca për ti shoqëruar në spitalin rajonal.

KUSH E KULTIVOI DROGËN?
Fermat e kanabisit kanë njohur rritje vitet e f fundit, fenomen i njohur kryesisht në Britani të Madhe dhe i importuar në Shqipëri pas goditjes së veprimtarisë së kultivimit të rritjes së bimëve narkotike në terrene të hapura.

Ajo që dihet deri më tani, është fakti se ferma është më e madhja e zbuluar ndonjëherë në vendin tonë dhe këtë e dëshmon më së miri numri i lartë i punëtorëve që merreshin me kultivimin dhe përpunimin e bimës së kanabisit.

Ndërkohë që janë shoqëruar dhjetëra punëtorë, shumica prej të cilëve femra, ende nuk dihet nëse policia ka arrestuar pronarin që kultivonte bimët narkotike. Operacioni është zhvilluar gjatë gjithë ditës së djeshme dhe në terren janë angazhuar oficerë të Policisë së Shtetit që kanë shkuar nga Tirana. Aksioni është duke vijuar se ende nuk është arrestuar “koka” e këtij grupi kriminal.

Sipas “News 24”, mendohet se “koka” e grupit është një person me influencë, por emri i tij nuk bëhet ende me dije. Ferma ishte ngritur në periferi të fshatit Drenovicë, e rrethuar me parcela me misër.

Pjesa më e madhe e punëtorëve ishin nga Fusha Kruja dhe flinin gjatë natës nëpër serat, ndërsa gjatë ditës merreshin me kultivimin dhe përpunimin e bimëve. Për këtë arsye, gjatë ndërhyrjes së policisë, punëtorët u kapën duke pastruar bimët e korrura, pjesa më e madhe e të cilave është asgjësuar nga ana e policisë me anë të djegies së tyre.

Mësohet se brenda serës, përveç bimëve narkotike janë gjetur edhe dhe dy armë zjarri tip pistoletë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Disa prej tyre ndihen keq, mbërrin ambulanca

Fermë hashashi / Arrestohen rreth 100 persona, mes tyre 80 gra


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier