78 vjet më parë në 17 Nëntor të 1944 Tirana u çlirua nga ushtria gjermane në Luftën e Dytë Botërore.
Personalitete, ministra, veteranë të LANÇ dhe qytetarë të shumtë morën pjesë sot në homazhet për nder të ushtarëve të rënë në çlirimin e kryeqytetit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar qytetarët për 78-vjetorin e çlirimit të Tiranës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se vetëm ‘bashkë mund të bëjmë më të mirën dhe të kalojmë çdo vështirësi”.
“Gëzuar 78-vjetorin e çlirimit të Tiranës. Sot është dita kur nderojmë heronjtë që luftuan për çlirimin e qytetit , duke na dhënë një mesazh të vyer: se vetëm BASHKË mund të bëjmë më të mirën dhe të kalojmë çdo vështirësi”, thekson Veliaj.
Edhe këtë vit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës u ka bërë thirrje qytetarëve që për festat e nëntorit, të bëhen pjesë e festimeve duke iu bashkuar edhe ata nismës për vendosjen e simboleve kombëtare në banesat e tyre.