MENU
klinika

Reagimi i ashpër i avokatit: Do të bëjmë rekurs

SPAK fiton mbi GJKKO/ Alqi Bllako arrestohet në sallën e gjyqit pas vendimit!

10.11.2022 - 11:00

Vetëm një muaj ka zgjatur liria e Alqi Bllakos pasi Apeli i GJKKO-së ka vendosur ta rikthejë në qeli, pas ankimit të bërë nga SPAK.
Nga masa e sigurisë “Arrest shtëpie”, Gjykata mori vendimin që ai të rikthehej në burg. Bllako u riarrestua ditën e djeshme në sallën e gjyqit. Ku vendim i Apelit të Gjykatës së Posaçme erdhi pasi shkalla e Parë e GJKKO-së liroi Bllakon më 6 tetor, duke i zbutur masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”. Gjykata mori parasysh se duhet të kujdesej për 3 fëmijët e tij, pasi gjendja e familjes ishte e rënduar dhe pa përkujdesje, sepse bashkëshortja e Bllakos është e punësuar dhe lëviz nëpër rrethe. Por, ky vendim u apelua nga SPAK-u, pasi refuzoi arsyetimin që bëri Gjykata.

Alqi Bllako u arrestua pasi akuzohej për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ku sipas SPAK-ut falsifikoi dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara iu paraqiten Këshillit të Ministrave. Mbi këtë tokë do të ndërtohej inceneratori i Fierit.

Kjo shkelje, sipas SPAK-ut, u bë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe kryetarin e Shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Në dëshminë që ka dhënë më herët në SPAK, Bllako deklaroi se nuk ka pasur asnjë rol vendimmarrës në Ministrinë e Mjedisit në postin e sekretarit, teksa shtoi se thjesht ka përcjellë shkresën te Këshilli i Ministrave. Po për inceneratorin e Fierit, pas hekurave është edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili gjithashtu kërkon zbutjen e masës së sigurisë, nga arrest me burg në arrest shtëpie.

REAGIMI I AVOKATIT
Avokati i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i cili me vendim të Gjykatës së Apelit të SPAKut u rikthye në burg për çështjen e inceneratorëve, është shprehur se i duket absurd ky vendim dhe se pret të marrë në dorë arsyetimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit:

“Nuk e di se për cilat arsye, përkundër sjelljeve të Bllakos, që ka lënë mandatin e deputetit, të vendosej kjo masë. Është paraqitur para organeve të drejtësisë. Si mund të prishë provat kur hetimi ndaj kësaj çështje është duke përfunduar. Se mendoj se kishte arsye që Gjykata e Posaçme e Apelit të mbante qëndrim ndryshe. E vërteta është se në këtë vend, në këtë gjykatë është kthyer një fabul popullore: hip se të vrava dhe zbrit se të vrava. Për të njëjtat arsyeje për të njëjtat shkaqe procedurale. Gjykata e Apelit mbajti qëndrim të cilin se ka arsyetuar akoma. Bllako u lirua më herët se nuk përbente rrezik për prishjen e provave. Ajo që nuk kuptoj është se “Arresti me shtëpi” dhe “Arresti në burg” janë e njëjta gjë. Bllako erdhi vetë në Gjykatë se nuk përbën rrezik. Bllako në rastin konkret nën hetim, nuk është person i zgjedhur, referenca ndaj tij është e gabuar. Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë.”, tha avokati Sokol Hazizaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


SPAK: Kemi prova që mund të largohet nga vendi

Pse u rikthye në qeli ish-deputeti i PS Alqi Bllako?