Studentët kanë dalë këtë të mërkurën para Ministrisë së Arsimit dhe kanë kërkuar sërish ndihmë nga qeveria për një rimbursim me 100 euro çdo muaj.
Studentët: Kjo qeveri kërkon që rinia të ikë se nuk po i mbështesin të paktën me 100 euro. Qeveria jep cdo ditë me koncensione incvenerarorë miliona euro e për studentët që janë e ardhmja e kombit nuk jep 100 euro për të përballuar kostot se nuk do pasurohen me 100 euro.
Ne do dalim para MAS nëse duan të protestojnë.
Zero mbështetje aktuale për studentët. 100 euro nuk mjaftojnë për të paguar as qiranë. Një studenti i duhen minimalisht 400-500 mijë lekë në muaj për të përballuar kostot e jetesës për të mos folur më pas për tarifat e shkollës.
Duke ditur dhe kërkesat apo duke pasur bashkëbisedime me studentët sa kohë nuk të mbështesin sa kohë merita hidhet poshtë e pagat që janë katastrofike, 320 mijë lekë një pagë minimale sigurisht që do mendojnë për një të ardhme më të mirë.
“Rinia e refuzon këtë qeveri, këtë kryeministër e ka bazuar qeverinë e tij në Kap ca të kapësh. Merrni pjese ne cdo proteste se e vetmja gje qe e tremb kete qeveri eshte guximi i rinise. Te largoje rinine duke mos e ndihmuar, duke i mohuar arsimin e rinia duke hequr dore nga Shqiperia”, tha një tjetër student.