MENU
klinika

Miqësorja në Prishtinë

Supergoli nuk mjafton, Kosova ndalet përsëri

19.11.2022 - 20:58

Kosova nuk arrin që të marrë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Ishujve Faroe. Përfaqësuesja dardane barazoi për të dytën ndeshje radhaziu në “Fadil Vokrri”, në një ndeshje të kujdesshme dhe pa shumë raste.

Trajneri Alain Giresses kishte menduar t’u jepte nga një fanellë titullari disa prej lojtarëve që nuk patën shumë hapësirë ndaj Armenisë. Pjesa e parë nuk kishte shumë raste, me Kosovën që ishte më kërkuese dhe kishte më shumë iniciativë.

Krasniqi e Sadiku krijuan dy situatat më të mira për të zhbllokuar rezultatin, por në momentin e fundit nuk u treguan të saktë para porte. Në pjesën e dytë sfida kishte një tjetër ritëm, dhe Kosova arriti që të shënonte golin e avantazhit.

Uran Bislimi arriti që të shënonte një gol mjaft të bukur në të 64-ën, duke ndezur festën në Prishtinë. Megjithatë, dardanët nuk arritën që të menaxhonin avantazhin, teksa nga një goditje këndi për Kosovën situata ndryshoi në pak sekonda dhe Radosavljevic ia doli që të shënonte golin e barazimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”