MENU
klinika

Gerard Pique

“Superliga një lëmsh, 90 minuta futboll janë shumë”

10.11.2022 - 17:41

Gerard Pique u tërhoq nga futbolli i luajtur para disa ditëve. Një vendim suprizë në fakt pasi nuk ishte lajmëruar më parë dhe që erdhi në mesin e sezonit me 35-vjeçarin që preferoi ta mbyllte karrierën te Barcelona dhe të mos transferohej në një tjetër klub.

Së fundmi, ish-mbrojtësi shprehet se bie dakord me Florentino Perez, presidentin e Real Madrid për Superligën teksa shton se futbolli duhet të gjejë mënyra për t’u bërë më tërheqës me Pique që thotë se 90-minuta janë shumë.

“Mënyra se si u prezantua projekti i Superligës ishte një “lëmsh”, sidomos kur erdhi nga një si Florentino Perez. Por, më duhet që në këtë moment të jem dakord me Perez, pasi futbolli ka nevojë të gjejë mënyra për të tërhequr audiencë të re.

Gjithsesi, nuk jam plotësisht dakord me Superligën, teksa mendoj se duhet të kemi një produkt më të shkurtër dhe më shumë tërheqës. Për mua, 90-minuta futboll janë shumë”, shprehet Pique.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga listat, te stoli dhe dëmtimet

Rregullat e reja për ekipet gjatë Botërorit 2022