Kupa e Botës, përveç yjeve të mëdhenj që pritet me padurim nga tifozët e futbollit, Katar 2022 mund të jetë skena edhe disa yjeve të rinj që mund të shpërthejnë në botëror. Më poshtë janë 14 emra që duhen mbajtur nën vëzhgim.
Pedri dhe Gavi (Spanja) – Barcelona ka zbuluar dy xhevahire të tjera te Pedri dhe Gavi, të cilët tashmë kanë përparuar nga talente me perspektivë në titullarë në La Liga-s dhe kombëtaren spanjolle. I pari, ende vetëm 19 vjeç, u emërua Lojtari i Ri i Turneut në Euro 2020, u emërua Golden Boy i Europës. Që nga fillimi i karrierës së tij, ai është dukur menjëherë si në shtëpi në skenat më të mëdha.
Ndërsa Gavi, i cili ka luajtur tashmë 66 herë për Barcelonën dhe 12 herë për Spanjën pavarësisht se është vetëm 18 vjeç, është në rrugën e shpejtë për t’u bërë një nga emrat më të mëdhenj të futbollit.
Antony (Brazil) – Lojtari i dytë më i shtrenjtë në historinë e Manchester United do të jetë një armë kyçe për Brazilin, i cili shkon në Katar si favorit për të ngritur Kupën e Botës për herë të gjashtë. Megjithatë, 22-vjeçari do të duhet të punojë shumë vetëm për të fituar një vend në formacionin titullar të Seleçaos;
Jude Bellingham (Angli) – Pavarësisht se çfarë do të ndodhë në Kupën e Botës, Jude Bellingham do të jetë në qendër të zërave të merkatos. Pasi shpërtheu në moshën 16 vjeç, fanella e tij u tërhoq në Birmingham teksa u transferua në Borussia Dortmund, por raportet sugjerojnë se ai tani është gati të ndërmarrë hapin tjetër në karrierën e tij, me Manchester United, Liverpool dhe Chelsea mes gjigantëve evropianë që e duan.
Jamal Musiala dhe Youssoufa Moukouko (Gjermani) – Dy lojtarët më të rinj në skuadrën e Gjermanisë mund të përfundojnë të jenë lojtarë të mëdhenj në Katar. Jamal Musiala përfaqësoi Anglinë në nivelin e të rinjve, por pasi zgjodhi të mbronte ngjyrat e Die Mannschaft, ai ka lulëzuar dhe vazhdon të përmirësohet.
Ndërsa sulmuesi i Borussia Dortmund, Moukoko, është shpallur si një yll i ardhshëm prej disa kohësh, duke shënuar 141 gola në 88 ndeshje në nivelet U-17 dhe U-19 të kombinuara, por përfshirja e tij në skuadrën e parë të Gjermanisë sugjeron se ai mund të jetë gati të lërë shenjë në Katar. Ende vetëm 17 vjeç, Moukoko ka depërtuar në ekipin e parë në Westfalenstadion.
Garang Kuol (Australia) – Për fansat e Aussie, sulmuesi i Central Coast Mariners Garang Kuol nuk ka nevojë për prezantime. Ai mund të befasojë tifozët jo australianë. Kuol mund të bëhet lojtari i vetëm që do të luajë ndonjëherë në një Kupë Bote pa luajtur asnjë ndeshje me ekipin e parë të Australisë.
Piero Hincapie (Ekuador) – Ekuadori ka disa perspektiva të reja që ia vlen të vëzhgohen, duke përfshirë dyshen e Brighton, Jeremy Sarmiento dhe Moises Caicedo, por qendërmbrojtësi Piero Hincapie mund të jetë ai që mund të fitojë një lëvizje të madhe në fund të Kupës së Botës.
Xavi Simons (Holanda) – Nëse Kupa e Botës ka të bëjë me zgjedhjen e lojtarëve në formë, atëherë trajneri i Holandës, Louis van Gaal, me siguri nuk mund ta injorojë një Xavi Simons në formë të jashtëzakonshme në Katar. I mbështetur prej kohësh për t’u bërë një superyll gjatë qëndrimeve në Barcelonë dhe Paris Saint-Germain, i është dashur një lëvizje te PSV Eindhoven që 19-vjeçari të gjejë vendin e tij në futbollin e madh.
Yunus Musah (SHBA) – Ndjekësit e vëmendshëm të La Liga-s do ta njohin Yunus Musah si një nga shumë yjet e rinj që po shkëlqejnë në nivelin më të lartë te Valencia nën drejtimin e Gennaro Gattuso. Duket e vështirë të besohet se mesfushori është vetëm 19 vjeç, duke pasur parasysh se ai ka luajtur 82 ndeshje për Los Che në nivel të lartë, si dhe 19 ndeshje për SHBA.
Hannibal Mejbri (Tunizi) – Mund të mos ketë luajtur shumë futboll në nivel klubesh, por ai është ndër lojtarët më të rëndësishëm për vendin e tij. Mesfushori luftarak në fakt ka po aq paraqitje për Tunizinë (18) sa ka për Manchester United (3) dhe Birmingham City (15), ku ai është i huazuar, së bashku.
Zeno Debast (Belgjika) – Roberto Martinez ka qenë në vështirësi për të gjetur një zgjidhje për vijën e vjetër të pasme të Belgjikës për vite tani dhe ai mund të ketë gjetur një pasardhës të Toby Alderëeireld dhe Jan Vertonghen në 18-vjeçarin Zeno Debast.
Josko Gvardiol (Kroaci) – Nëse jeni një ndjekës i vëmendshëm i zërave të merkatos që kanë lidhje me Premier League, ndoshta e njihni emrin e Josko Gvardiol. Qendërmbrojtësi 20-vjeçar është talenti më i fundit i zbuluar nga Red Bull, duke u përfolur për një transferim te Manchester City dhe Chelsea pas disa paraqitjeve të mira me Leipzig në Bundesliga dhe Champions League.
Abdul Fatawu Issahaku (Gana) – Nëse i besoni zërave, Issahaku Fataëu mund të jetë superylli i ardhshëm i futbollit të Afrikës. 18-vjeçari raportohet se ka zgjuar një interes të madh nga Premier League, me Manchester United, Everton dhe Tottenham që e mbajnë nën monitorim lojtarin, sipas gazetës portugeze O Jogo.