MENU
klinika

Trupa e prokurorëve nuk ishin në zyra

Telefonata për bombë në SPAK alarmoi policinë, shtohet numri i forcave të sigurisë

08.11.2022 - 13:06

Një telefonatë anonime e cila sinjalizonte policinë e Shtetit se pranë ambienteve të SPAK dhe GJKKO-së mund të kishtë bombë, ka rezultuar e rremë.
policia gjkko

Sipas gazetares Klodiana Lala, nga kontrollet e ushtruara, nuk rezulton që ndonjë nga ambientet e SPAK apo GJKKO të ketë pasur bombë dhe policia ka deklaruar zyrtarisht telefonata ka qenë e rremë për të përhapur panik.

Blutë po punoknë për të identifikuar telefonuesin.

Ndonëse rreziku konsiderohet i kaluar, para GJKKO, janë duke u ushtruar kontrolle dhe ka forca policie që qëndrojnë në gatishmëri në ambientet e jashtme të saj. Ndërsa forcat e sigurisë janë të shtuara.

Sot trupa e prokurorëve të SPAK nuk ishin te pranishem ne ambientet e Prokurorise se Posacme sepse ndodheshin në një aktivitet të organizuar në Pallatin e Kongreseve.

Ndersa ne godinë ndodheshin vetëm disa gjyqtarë të GJKKO.