Mungesa e Cristiano Ronaldos në ndeshjen e “Carabao Cup” të Manchester United kundër Aston Villa ishte një mister. Dhe gjithçka që rrethon yllin portugez zmadhohet. Kjo është arsyeja pse sqarimi i parë i bërë nga Erik Ten Hag lidhej me këtë temë, pas fitores kumbuese të “Djajve të Kuq” ndaj skuadrës së Unai Emery.
Trajneri holandez ka dashur të bëjë të qartë kauzën dhe ka zgjidhur debatet që u ngritën për afërsinë me Botërorin dhe se ish-lojtari i Juventusit mund të ishte ruajtur nga kjo përplasje.
“Cristiano Ronaldo është i sëmurë dhe kjo është arsyeja pse ai nuk është thirrur, – tha trajneri holandez para mediave, para çdo gjëje tjetër. – Nuk e di nëse do të jetë gati për të dielën. Është e vështirë të parashikohet se si do të shërohet deri atëherë, por nuk jam i shqetësuar për këtë momentalisht”.
Ten Hag shkoi më tej kur e pyetën nëse ishte për shkak të afërsisë me Kupën e Botës në Katar: “Asgjë nga këto, ai është i sëmurë dhe prandaj nuk luajti”. Do të shohim nëse Cristiano më në fund do të rikuperohet nga shqetësimi i tij dhe mund të jetë në fushë ndeshjen e fundit të Manchester United para pushimit të Kupës së Botës.
Skuadra angleze ka një sfidë kyçe të dielën ndaj Fulhamit (17:30). Aspiratat e tyre për të vazhduar të qëndrojnë në krye për pozicionet evropiane janë në rrezik. Ata janë aktualisht në vendin e pestë, tri pikë pas Tottenhamit dhe katër pas Newcastle.