I eliminuar në grupet e Champions pas 10 edicioneve, në të cilat kishte arritur gjithmonë të paktën në raundin e dytë (atë me eliminim direkt), Allegri largohet nga një “klub ekskluziv” trajnerësh. Aty kanë mbetur vetëm 5 emra, trajnerë që nuk u eliminuan kurrë në fazën e grupeve të Champions-it.
1.THOMAS TUCHEL, 5 nga 5
Borussia Dortmund 2016-17
PSG 2018-19, 2019-20 dhe 2020-21
Chelsea 2021-22
Kurioz është rasti i trajnerit gjerman, i cili fitoi Ligën e Kampionëve në edicionin 2020-2021 me Chelsea, kur e kishte kaluar grupin edhe me PSG-në (më vonë u shkarkua për Krishtlindje). Në këtë edicion, nga ana tjetër, ai nuk mundi të “kontribuonte” për ta çuar Chelsea në turin e dytë. Vetëm një ndeshje të Champions League përjetoi në stolin e bluve këtë edicion (një humbje), përpara se të shkarkohej.
2.FABIO CAPELLO, 6 nga 6
Milan 1994-95
Roma 2001-02 dhe 2002-03
Juventus 2004-05 dhe 2005-06
Real Madridi 2006-07
Kujtojmë se para vitit 1994 nuk kishte asnjë fazë fillestare grupesh. Formula në edicionet 1992-93 dhe 1993-94 (në të cilën ai ishte në krye të Milanit) përfshinte fazat e eliminimit, fazat e grupeve dhe finalet.
3.MANUEL PELLEGRINI, 7 nga 7
Villarreal 2005-06 dhe 2008-09
Real Madrid 2009-10
Malaga 2012-13
Manchester City 2013-14, 2014-15 dhe 2015-16
4.MARCELLO LIPPI, 7 nga 7
Juventusi 1995-96, 1996-97, 1997-98, 1998-99, 2001-02, 2002-03 dhe 2003-04. E vetmja e metë në karrierën e tij në Champions League (me një kupë të fituar dhe tri finale radhazi) ishte edicioni 2000-01, kur u ul në stolin e Interit. Asokohe nuk mori pjesë as në fazën e grupeve, sepse u eliminua në raundin paraprak nga Helsingborg (para se të shkarkohej).
5.PEP GUARDIOLA, 14 nga 14
Barcelona 2008-09, 2009-10, 2010-11, 2011-12
Bayern Munich 2013-14, 2014-15, 2015-16
Manchester City 2016-17, 2017-18, 2018-19, 2019-20, 2020-21, 2021-22 dhe 2022-23
Seri mbresëlënëse. Praktikisht që nga momenti që vendosi të bëjë trajnerin, ai gjithmonë i ka çuar ekipet e tij përtej grupeve të Ligës së Kampionëve (përveç sezonit 2015-16).