MENU
klinika

Protesta në orën 16:00

Tubimi i opozitës, 1 mijë qytetarë nisen nga Lezha

12.11.2022 - 13:42

Pasditen e sotme do të mbahet protesta kombëtare e thirrur nga opozita, e cila zhvillohet në orën 16:00 para kryeministrisë.

Sipas të dhënave, nga Gjirokastra janë nisur drejt Tiranës 60 protestues, nga Tepelena 40 protestues, nga Memaliaj 50 protestues, nga Përmeti 30 protestues dhe nga Këlcyra 35 protestues.

Ndërkohë nga Korça janë nisur drejt Tiranës, 550 Protestues, Pogradeci rreth 200 dhe nga Devolli 400 protestues.

Ndërkohë nga Lezha janë nisur rreth 1 mijë protestues, me automjete private.