MENU
klinika

"E kanë stisur kolegët, kanë përdorur fëmijët"

U pezullua pas denoncimit se dhunoi nxënësit, reagon mësuesi

04.11.2022 - 21:45

Pas denoncimit të nxënësve të Shkollës “Dritëro Agolli” në Bilisht për dhunë nga mësuesi i tyre Alban Fetolli, ky i fundit i kontaktuar ka thënë se rasti është montuar nga kolegët të cilët kanë keqpërdorur fëmijët, ndërkohë që ka pretenduar se në vazhdim koha do e vërtetoj këtë fakt.

Ai ka shtuar se në 30 vjet në sistemin Arsimor, nuk ka pasur kurrë problematika të këtij lloji, as me nxënësit e as me kolegët, teksa përgjatë kësaj kohe nuk ka pasur kurrë shkelje disiplinore.

Më herët Fetolli ka qenë drejtues i Zyrës Arsimore të Devollit. Por për akuzat e montimit të situatës nga kolegët e tij, ai është shprehur i pabindur nëse do t’i kallëzojë ata penalisht për denigrim të figurës.

Ndërsa për pjesën tjetër të stafit pedagogjik të shkollës ai shprehet se të gjithë e mbështesin dhe se është vetëm çështje kohe derisa të dalë e vërteta.