Kreu i Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur për Sali Berishën, dhe protestën e 12 nëntorit nga Festa e Ullirit në Roskovec.
I pyetur nga gazetarët se çfarë mendimi ka për protestën, Balla tha se nuk bëhet as për qeverinë, as për popullin, por për interesat e tij personale.
Ndër të tjera Balla foli për mundësinë që pas SHBA-ve, Berisha të shpallet non grata edhe nga Bashkimi Evropian.
“Ajo që më shqetëson mua është gjetja e tregjeve të reja prodhimin dhe sasinë e madhe që kemi këtë vit dhe ky është shqetësim më i madh se sa protestat e Saliut”, u shpreh Balla.
“Jam sot në një prej pikave më piktoreske të asaj që ne i themi Toskana shqiptare, Roskovec. Jam këtu për festën e ullirit. Ky vit shumë i mbarë për bujqësinë. Ajo që më shqetëson mua është gjetja e tregjeve të reja prodhimin dhe sasinë e madhe që kemi këtë vit dhe ky është shqetësim më i madh se sa protestat e Saliut. Është e vonuar protesta e aleatit të Putin, rublat e Rusisë vazhdojnë ta financojnë aleancën Metës dhe Berishës. Protestat e Berishës janë keqardhje e madhe. Protesta s’ka të bëjë as me qeverinë, as me energjinë elektrike, protesta ka të bëjë me hallin personal të Sali Berishës. Mos u habisin që të shpallet së shpejti non grata edhe nga Bashkimi Evropian”, tha ai.