MENU
klinika

Premier League, Java 13

United bie në transfertë me Ronaldon në fushë për 90’

06.11.2022 - 18:00

Pas 5 ndeshjeve në Premier League, Manchester United ka rënë sërish, duke u mposhtur 3-1 nga Aston Villa, që mori tri pikë me shumë vlerë në shtëpi. Një sfidë ku Cristiano Ronaldo ishte titullar dhe luajti për 90 minuta, por pa gol dhe me karton të verdhë.

Djajtë e Kuq” nuk i rezistuan dot vrullit të vendasve dhe pësuan dy gola të shpejtë, të cilët erdhën brenda katër minutave, respektivisht në të 7-tën dhe të 11-tën. Ishte Bailey ai që hapi llogaritë e sfidës teksa nuk gaboi përballë De Geas, ndërsa më pas, portieri spanjoll nuk kishte shumë për të bërë pas një goli të shkëlqyer nga goditja e dënimit nga ana e Lucas Digne.

Në fundin e pjesës së parë, u duk se United mund të ndryshonte fatet e ndeshjes teksa goditja e Luke Shaw u devijua gabimisht në portë nga ana e Ramsey që shkaktoi në këtë formë një autogol.

Gjithsesi, në fragmentin e dytë, Ramsey shleu gabimin pasi shënoi të tretin për të tijtë duke i falur një siguri të lartë shokëve të skuadrës. Deri në fund, shifrat nuk ndryshuan dhe pas kësaj humbje, United mbetet në vend të pestë me 23 pikë ndërsa nga ana tjetër, Aston Villa është e 14-ta me 15 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Newcastle konfirmoi formën e shkëlqyer me The Magpies që regjistrojnë triumfin e katërt radhazi në kampionat. Këtë herë “viktima” ishte Southampton që u dorëzua pa kushte në fushën e saj me rezultatin 1-3.

Ai që zhbllokoi rezultatin ishte i zakonshmi Almiron në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, Wood, Willock dhe Guimaraes “vranë” shpresat e vendasve për një rezultat pozitiv. Pas këtij suksesi, Newcastle ngjitet në vendin e tretë me 27 pikë, ndërsa Southampton renditet në vendin e 18-të me 12 pikë. Sakaq, sfida mes West Ham United dhe Crystal Palace u mbyll me rezultatin 1-2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN