Akuzat ndaj Katarit, vendit organizatorë, sa vijnë e shtohen. Shkeljet e të drejtave të njeriut, lira e fjalës, kushtet e punës, e shumë faktorë të tjerë socialë kanë bërë që shtete, aktorë, personazhë të famshëm, por dhe futbollist aktiv ose ish futbollistë të dalin kundër këtij organizimi me shumë dritë-hije.
“Perlat” që vijnë nga Katari këto ditë janë të shumta, pasi organizatorët po bëjnë gjithçka që të lë një përshtypje të mirë në sytë e të gjithë botës.
Periudha në të cilën po zhvillohet ky Botëror, largësia, çmimet e larta, por dhe kushtet e pa pranueshme, si mos lejimi i alkoolit e shumë të tjerave, kanë bërë që parashikimet të jenë të zymta në lidhje më praninë e tifozëve.
Me sa duket, në Katar janë kujdesur edhe për këtë pjesë, pasi sipas mediave botërore, organizatorët kanë menduar të punësojnë tifozë nga Pakistani për të mbushur stadiumet. Tifozëve u ofrohet 10 dollarë dhe 3 vakte falas për të qenë të pranishëm në një ndeshje.
Jo vetëm në stadium, por edhe në fan zonë, apo në rrugët e Katarit, do të ketë shumë tifozë të tillë, pa asnjë lidhje me futbollin, apo tifozë të përfaqësueseve, thjesht do të krijojnë iluzionin se interesi dhe atmosfera është pozitive.