MENU
klinika

Mbrëmje poetike

Vargjet e Maya Angelou përmes Ema Andreas

03.11.2022 - 15:55

Një tjetër mbrëmje poetike është zhvilluar në Qendrën për hapje e Dialog (COD). Kësaj here mbrëmja në COD solli të gjithë frymëzimin që i duhet dikujt për të dashur e për të pranuar veten.

Maya Angelou, shkrimtarja ikonë, e njohur për vargjet e saj fuqizuese, veprat autobiografike dhe rolin e saj në mbrojtjen e të drejtave të grave, erdhi në COD nëpërmjet zërit dhe interpretimit të aktores Ema Andrea.

Historia e jetës së jashtëzakonshme të Maya Angelou është rrënjosur në autobiografitë e saj të shumta bestseller. Disa prej tyre u interpretuan nga Ema Andrea, duke e bërë publikun të vlerësojë aftësinë e tij për t’u ngritur dhe për t’u larguar nga e kaluara personale.

Poezitë e Angelou nuk mund të vendosen lehtësisht në kategori tematikash apo teknikash. Ato janë krahasuar shpeshherë me format muzikore, pasi shkrimtarja përdor të qeshurën në vend të lotëve, për të përballuar acarimet e vogla, trishtimin dhe vuajtjet e mëdha.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit