MENU
klinika

Formula 1, gara e fundit

Verstappen thellon rekordin, Leclerc nënkampion

20.11.2022 - 17:13

Piloti holandez Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Abu Dhabi në Formula 1, zhvilluar në pistën e Yas Marina (gara e fundit e sezonit). Një fitore pa shumë mund e kampionit të botës, që e dominoi garën nga xhiro deri tek e fundit.

Ai la pas monogaskun e Ferrari, Charles Leclerc (i dyti), ndërkohë që në podium u ngjit edhe meksikani Sergio Perez (i treti) me makinën tjetër Red Bull. Vendi i dytë i Leclerc në këtë garë ishte shumë i rëndësishëm për të, pasi u klasifikua në vendin e dytë edhe në renditjen e përgjithshme për pilotë, duke lënë pas pikërisht Perez.

Strategjia me një ndalesë e pilotit të “kokëkuqes” i dha frutet e saj këtë herë, duke parakaluar meksikanin, që bëri një ndalesë më shumë. Vendin e dytë në botërorin për konstruktorë zuri edhe Ferrari, që la pas Mercedes (kampione doli Red Bull).

Pikërisht sfida për vendin e dytë ishte kryefjala e kësaj dite, me Leclerc e Ferrari që bënë një hap të madh në këtë garë të fundit, duke rrezikuar disi me strategjinë, por që në fund dha rezultat.

Në vendin e katërt u rendit spanjolli i Ferrari, Carlos Sainz, që la pas britanikun George Russell me Mercedes, ndërsa Leëis Hamilton u tërhoq pak xhiro nga fundi. Gjermani Sebastian Vettel, që zhvilloi garën e fundit, u rendit i dhjeti.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”