MENU
klinika

President nga 2016

Vetëm në garë, Infantino edhe 4 vjet në krye të FIFA-s

17.11.2022 - 19:21

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të marrë edhe katër vite të tjera në krye të organit drejtues të futbollit pasi asnjë kandidat kundërshtarë nuk ishte i gatshëm për të sfiduar atë.

FIFA bën me dije se 52-vjeçari zviceran ishte i vetmi që hyri në garë, saktësisht katër muaj para ditës së zgjedhjeve më 16 mars në Kigali, Ruanda.

Infantino fitoi një garë me pesë kandidatë në 2016 për të zëvendësuar Sepp Blatter dhe u rizgjodh pa kundërshtarë në 2019. Ai tani është i vendosur të qëndrojë në detyrë përtej Kupës së Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Rregullat e FIFA-s gjithashtu lejojnë Infantinon të kandidojë për herë të fundit në vitin 2026, që do të thotë se ai do të qëndrojë në pushtet për një tjetër cikël të Kupës së Botës deri në vitin 2031.

Numri një i FIFA-s këmbëngul se ‘të gjithë do të jenë të mirëpritur’ në Kupën e Botës në Katar, pavarësisht nga origjina, prejardhja, gjinia, orientimi seksual, feja apo kombësia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”