MENU
klinika

Zbardhen detajet

Si plasi arma në PD-në e Kurbinit

29.11.2022 - 14:19

Autori të shtënave me armë në selinë e Partisë Demokratike në Kurbin ra në pranga pas një arratie të shkurtër.

Ndërkohë, burime për abcnews.al bëjnë të ditur edhe arsyen e sherrit që degradoi në përdorimin e armës.

Autori i të shtënave, Van Rica mbështeste Edmond Shkozën në primare, ndërsa nënkryetari i degës, Kastriot Marku kishte ndërruar disa herë kandidatin që mbështeste dhe nga këtu filloi konflikti. Edhe Marku fillimisht kishte mbështetur Skozën, por kjo gjë ndryshoi më pas.

Ngjarja ndodhi në zyrat e PD në Kurbin gjatë një takimi formal për zgjedhjen e kandidatit që do t’i përfaqësojë demokratët në zgjedhjet lokale.

Gjatë takimit, Rica qëlloi me armë dhe më pas u largua në drejtim të paditur.

Rica akuzohet për “Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosje” dhe “Prishje e qetësisë publike”.