MENU
klinika

1 në pranga, 3 në kërkim

Zbulohen 4 ‘shtëpi bari’ në Krujë

12.11.2022 - 13:46

Katër ambiente të përshtatura për kultivim kanabisi janë zbuluar në Krujë. Në pranga është vënë Hysen Halili, vëllai i pronarit të 4 ambienteve që i kishte në ruajtje ndërsa në kërkim janë shpallur 3 të tjerë, autorë të dyshuar të kultivmit të bimëve narkotike me anë të llambave.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Vijimi’, u sekuestruan fidanë narkotikë në vazo, pajisje elektrike dhe sende të tjera që shërbenin për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Vijon puna intensive për kapjen e 3 personave të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN