Në studion e emisionit ‘Open’ në News24 gjatë diskutimit për zgjedhjet e 14 majit, analisti dhe gazetari Artur Zheji deklaroi se opozita duhet të bashkohet me shoqërinë civile dhe të gjejë aleatë të tjerë, ndërsa tha se protesta e 12 nëntorit nuk tregoi gjë.
Sa i përket parashikimeve për rezultatet, Zheji deklaroi se beteja më e madhe do jetë në Elbasan dhe në Durrës, me këtë të fundit që sipas tij opozita mund ta fitojë.
Sakaq, analisti Fatos Lubonja deklaroi se kryeministri Rama është forcuar gjithnjë e më shumë duke kapur çdo pushtet në vend, ndërsa deklaroi se sipas tij në një shtet normal atë do e nxirrnin me shkelma nga Kryeministria vetëm për skandalet e fundit.
Zheji:
Berisha u thye me platformën se nuk është një opozitë e shitur. Kjo sindromë vihet re dhe krijon sinergji dhe kompaktëson demokratët dhe e shoh me shqetësim. Ka një problem, projeksionet e sondazheve tregojnë pakënaqësi për qeverisjen, por nuk tregojnë as pëlqyeshmëri për opozitën. Rama mund të vendosë edhe 3 trarë të tjerë që të shohim detin, fuqia e tyre rritet me bindjen se nuk kanë kundërshtarë. Opozita duhet të gjejë aleatë të tjerë, duhet t’i drejtohet shoqërisë civile, herë godasin SPAK-un, herë denoncojnë tek ata. Protesta ishte një paradë, nuk kishte asgjë, për mua nuk kanë elementët për tu quajtur opozitë e frikshme. Beteja kreysore do jetë në Durrës dhe në Elbasan, besoj se Durrësin opozita do e marrë. Durrësi është emblematik, në Elbasan do jetë sfidë e madhe e Luçiano Boçit. Fieri dhe Vlora janë të sigurta për mazhorancën, sa më në jug të shkosh aq më të majtë janë.
Lubonja:
Thotë që ne jemi në demokraci, se nuk ka opozitë të mirë se është Berisha dhe Meta se pot ë ishte dikush tjetër ky do ikte. Ky forcohet gjithnjë e më shumë se po kap gjithë sistemet. Kur ishte Rama me Metën në qeveri kishte më shumë liri, më shumë hapësirë, ky ka punuar shumë për t’i dobësuar kundërshtarët. Në një vend normal këtë duhet ta kishin nxjerrë me shkelma nga Kryeministria. vetëm për skandalet e fundit, do shkonte në burg dhe do hetohej në një vend normal. Do ta mbronte policia që të mos e copëtonin, ky është vend i kapur, është një regjim. Kushdo që të vijë të drejtojë, biles janë më të rrezikshëm ata të drejtët që pretendojmë se do vijnë, nuk e marrin dot pushtetin. Në këtë lloj sistemi si mund të dalë. Do e provojë koha këtë që them unë. Kur punon dikush për të konsoliduar gjithë pushtetet, që këtu ai e ka projektin shumë të qartë.