Teksa jemi një ditë para vitit të ri, është koha që të kthehemi në retrospektivë në vitin që po lemë pas.
Gjatë vitit 2022 kanë ndodhur shumë ngjarje edhe në botën e showbiz-it. E kur flasim për ngjarje, që kanë bërë bujë të madhe janë edhe disa ndarje të çifteve më të njohura në botë.
Shakira dhe Gerard Pique
Çifti kishin më shumë se 10 vjet së bashku dhe dy djem nga lidhja e tyre. Megjithatë, tradhtia e ish-futbollistit u bë e ditur dhe njoftimi për ndarjen erdhi qershorin e kaluar.
Harry Styles dhe Olivia Wilde
Çifti u nda pas gati dy vitesh lidhje, ku një burim zbuloi ndarjen përmes “People” duke thënë: “Ai ka turneun e tij dhe ajo po fokusohet te fëmijët e saj tani. Vendimi u mor me dashuri”.
Tom Brady dhe Gisele Bundchen
Edhe ndarja e tyre erdhi pas 13 vitesh së bashku. Ata konfirmuan ndarjen me një njoftim përmes Instagramit.
Leonardo DiCaprio dhe Camilla Morrone
Ata ishin bashkë prej 4 vitesh dhe megjithëse daljet e tyre publike së bashku ishin të pakta, të gjithë flisnin për një çift shumë të dashuruar. Megjithatë, gushtin e kaluar ata u ndanë, ndërsa Leo po shijon një romancë me Gigi Hadid.
Kim Kardashian dhe Pete Davidson
Menjëherë pasi zyrtarizuan lidhjen e tyre dhe u shfaqën së bashku në Met Gala, çifti u nda, pasi “oraret e tyre kërkuese nuk i lejonin ata të mbanin një marrëdhënie të mirë”, tha një burim për enews.com.
Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard
Thashethemet thonin se shkak u bë tradhtia e biznesmenit. Menjëherë pas tij EmRata u lidh me ish-in e Kim, Pete.
Emily Ratajkowski dhe Pete Davidson
Dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre vetëm disa ditë më parë.
Kendall Jenner dhe Devin Booker
Pas shumë ndarjesh dhe ribashkimesh modelja dhe basketbollisti u ndanë përfundimisht në muajin nëntor. “Çifti e përfundoi lidhjen e tyre miqësisht, pa tensione mes tyre ”, tha një burim për US Weekly.
Kanye West dhe Julia Fox
Menjëherë pas fotos së tyre të parë së bashku janarin e kaluar, çifti konfirmoi lidhjen, e cila mori fund rreth 6 muaj më vonë. Pas saj reperi u hodh në krahët e Juliana Nalu.
Kanye West dhe Juliana Nalu
Lidhja e Kanye me modelen braziliane si nisi edhe përfundoi, shumë shpejt. Lajmi u bë i ditur nga një koment në Instagram.