MENU
klinika

Plagosen dy pasagjeret në makinë

18-vjeçari përplas për vdekje punonjësin e pastrimit

24.12.2022 - 11:01

Një aksident me një viktimë dhe dy të plagosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e njohur si “Shkëmbi i Kavajës” në Durrës. Shoferi, një djalë 18 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli.

Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi B. B., rreth 50 vjeç (punonjës pastrimi dhe gjelbërimi), i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar. Gjithashtu, nga përplasja janë dëmtuar shtetaset F. D., 20 vjeçe dhe L. P., 20 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, shtetasi B. H., 18 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi B. B., rreth 50 vjeç (punonjës pastrimi dhe gjelbërimi), i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar.

Gjithashtu, nga përplasja janë dëmtuar shtetaset F. D., 20 vjeçe dhe L. P., 20 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.