MENU
klinika

Nga Fernandes, te Militao

19 lojtarët që rrezikojnë gjysmëfinalen e Botërorit

07.12.2022 - 17:54

Kupa e Botës tani ka hyrë me të vërtetë fazën kulmuese të turneut. Por disa lojtarë duhet të jenë shumë më të kujdesshëm se të tjerët, ose rrezikojnë të përfundojnë jashtë fushës. Kjo për shkak se dy kartonë të verdhë në kompeticion mjaftojnë për t’u skualifikuar për një ndeshje.

Kartonët e marrë zerohen në gjysmëfinale, që do të thotë se vetëm një karton i kuq mund t’i kushtojë një lojtari finalen. Por kjo do të thotë se nëntëmbëdhjetë yje të Kupës së Botës janë një karton larg mungesës në gjysmëfinale.

Çuditërisht asnjë prej tyre nuk është anglez, me Tre Luanët që nuk kanë marrë asnjë karton deri më tani. Kombëtarja me më shumë lojtarë të ndëshkuar është Portugalia, e cila u kualifikua në tetëshe duke mposhtur Zvicrën 6-1.

Bruno Fernandes, Danilo Pereira, Ruben Neves, Joao Felix, Ruben Dias janë të gjithë një karton larg skualifikimit. Kundërshtarët e tyre të radhës Maroku, i cili shtangu Spanjën me penallti, ka tre lojtarë në rrezik: Sofyan Amrabat, Abdelhamid Sabiri dhe Romain Saiss.

Ndërsa francezët kanë Aurelien Tchouameni dhe Jules Kounde që do të duhet të bëjnë shumë kujdes. Te Kroacia, e mundur në finale nga Franca katër vjet më parë, rrezikojnë Luka Modric dhe Dejan Lovren në.

Kundërshtarët e tyre, Brazili, ka në rrezik treshen Fred, Eder Militao dhe Bruno Guimaraes. Në ndeshjen tjetër të madhes mes Argjentinës dhe Holandës, të dyja kombëtaret rrezikojnë të humbasin lojtarë për shkak skualifikimi. Albicelste e Messi-t ka Gonzalo Montiel dhe Marcos Acuna një karton larg dënimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-kreu i FIFA-s, "vrer" kundër kapitenit

Blatter e ka me Xhakën: Kush ishe mbrëmë? Humbe si në tenis


“Gjimshiti do të jetë mungesë e madhe për ne”

Ajeti: Besoj te fitorja kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë

Formë fantastike para ndeshjeve të Kombëtares

VIDEO/ Jasir Asani shënon gol në minutën e 98-të

“Dorë e hekurt” me lojtarët

Lista e gjobave te Dortmundi