MENU
klinika

Moti i keq

2 350 hektarë tokë të përmbytura në Bashkinë Shkodër

19.12.2022 - 11:11

Në Bashkinë Shkodër ka nisur të reduktohet harta e përmbytjeve duke bërë që ditën e sotme tokë e përmbytur të jetë 2 350 hektarë tokë në total.

80 banesa kanë prezencë uji në oborre dhe stalle, ndërkohë që vlen të thekson se ka një tërhqje uji në 74 banesa që nga dita e djeshme.

Njësia Administrative Ana e Malit ka të përmbytur një sipërfaqe prej 1 200 hektarësh. Në rrugën e Obotit nuk kalohet pasi niveli i ujit është 85 centimetra dhe kalueshmëria bëhet vetëm me mjetet e larta ushtarake.

Në Njësinë Administrative Dajç sipërfaqja e përmbytur është 700 hektarë. Rruga Darragjat-Shirq është e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat pasi uji arrin në lartësinë 85 centimetra.

Në Berdicë, 250 hektarë tokë janë nën ujë, ndërsa në Velipojë 200 hektarë tokë është sipërfaqja e përmbytur.

Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht janë jashtë funksionit.

1.Kuota Drin është 6.30 metra, ndërkohë që maksimalja është 7.50 metra.

2.Kuota Liqen 8.80 metra, maksimalja është 8.70 metra.