MENU
klinika

Mos i harroni!

5 gjëra që ju duhen për ta kaluar natën e Vitit të Ri sa më këndshëm

29.12.2022 - 11:54

Viti i Ri është vetëm tre ditë larg dhe jemi të gjithë të emocionuar për të mirëpritur 2023.

Nëse po planifikoni të bëni një festë në shtëpi këtë vit këtu janë 5 produktet që ju nevojiten për ta bërë atë argëtuese dhe për t’u mbajtur mend në çdo mënyrë të mundshme.

Disko dritat

5 gjëra që ju duhen për ta kaluar natën e Vitit të Ri

Shtoni disa ngjyra në shtëpinë tuaj dhe krijoni një atmosferë feste me disko dritat që me siguri do ta kthejnë darkën familjare në një festë të vërtetë.

Drita të varura

5 gjëra që ju duhen për ta kaluar natën e Vitit të Ri

Këto drita me yje, apo në forma të tjera e çojnë në një tjetër nivel dekorimin e shtëpisë tuaj dhe patjetër aktivizojnë modalitetin e festimit.

Lojëra

5 gjëra që ju duhen për ta kaluar natën e Vitit të Ri

Vetëm për t’u siguruar që askush të mos mërzitet, të kesh disa opsione për të luajtur është gjithmonë ide e mirë. Lojërat e tavolinës sigurojnë që të argëtoheni dhe të përqendroheni te fitorja me fillimin e Vitit të Ri. Mund të jenë domino, kuti shahu ose çfarëdo loje tjetër që mund t’ju pëlqejë.

Tollumbace

5 gjëra që ju duhen për ta kaluar natën e Vitit të Ri

Tollumbacat krijojnë padyshim ndjesinë e festës. Mund t’i zgjidhni shumëngjyrëshe, të zeza dhe gold apo çfarëdo ngjyre tjetër që do t’i përshtatet ambjentit tuaj.

Ëmbëlsira

5 gjëra që ju duhen për ta kaluar natën e Vitit të Ri

Sigurohuni që t’i kënaqni të ftuarit tuaj me ushqimet që keni përgatitur. Në fund sigurisht që nuk mund të mungojë ëmbëlsira. Në fund të fundit ç’kuptim ka një festë e Vitit të Ri pa një bakllava apo panettone.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Psikologët ju tregojnë si t’i përballoni

Nuk ju pëlqejnë Krishtlindjet?!