MENU
klinika

Ja kujt mund t'i kalojnë

A do t’i hiqen 9 titujt radhazi të Juventusit?

07.12.2022 - 18:58

Klubi i Juventusit është përfshirë në një kaos të madh thuajse si në periudhën e “Calciopoli” për shkak të zbulimit që është bërë për fryrjen dhe mashtrimin me bilancet financiare të bardhezinje në vite.

Një mënyrë menaxhimi që ka filluar që kur drejtimin e klubit e ka marrë Andrea Agnelli, i cili tashmë ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit. Shkeljet e panumërta që po hetohen, si nga drejtësia civile, ashtu edhe nga drejtësia sportive, mund të sjellin një dënim të rëndë.

Aludohet në media të ndryshëm sportive italiane se mund të sjellin si dënim edhe revokimin e titujve kampion radhazi të fituar nga viti 2012, deri në vitin 2020, në atë që ishte seria më e suksesshme e një klubi në historinë e futbollit italian.

Nëse gjërat do të rrjedhin njëlloj si me procesin e “Calciopoli”, atëherë titujt do t’u kalonin skuadrave të renditura të dytat në Serinë A në ato vite si më poshtë: 11-12 Milan, 12-13 Napoli, 13-14 Roma, 14-15 Roma, 15-16 Napoli, 16-17 Roma, 17-18 Napoli, 18-19 Napoli dhe 19-20 Inter.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës