MENU
klinika

Synon drejtimin e SPAK-ut

Adnan Xholi flet për korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar

16.12.2022 - 11:54

Adnan Xholi, një nga prokurorët që garon për kreun e ri të SPAK ka deklaruar para KLP-së në prezantimin e tji, se drejtuesi i kësaj Prokurorie të Posaçme duhet të mbajë përgjegjësi për çështjet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar.

Ndër të tjera prokurori Xholi tha se kreu i SPAK nuk duhet të lere vetem asnje prokuror ne luften kunder kriminalitetit.

Ai theksoi se eshte me rendesi “përdorimi i bashkëpunëtorevë të parë të drejtësisë”.

Adnan Xholi: Drejtuesi duhet të mbajë përgjegjësi për të dhënë vëmendjen e duhur për çështje të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar.

Duhet edhe vetë të marrë përsipër përgjegjësinë e të jetë pjesë e grupit të hetimit duke dhënë eksperiencën e tij në cështje sensitive, është detyrë e drejtuesit të përfaqësojë akuzën dhe pranë gjykatës së Lartë.

Drejtuesi mos lërë asnjë prokuror të konsiderojë veten që është i vetëm në luftën kundër kriminalitetit.

Cdo prokuror kur është në të drejtën e tij dhe në zbatim të ligjit do ketë mbështetjen time si drejtues mbrojtjen time nga cdo sulm i paligjshëm.

Eksperienca në ndjekjen e cështjeve sensitive, në prokurorinë e Gjirokastrës kam mbajtur e peshën kryesore në ato cështje sensitive që kishin të bënin me vrasje, rrëmbime e trafikime të personave.

Si prokuror te Krimet e Rënda krahas hetimeve penale kam qenë dhe prokuror i hetimeve të aseteve kriminale në bazë të ligjit Antimafia. Kam dërguar për hetim zyrtarë të lartë për çështje të dekriminalizimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN