MENU
klinika

Makina përfundoi në humnerë

Aksident në Elbasan, një viktimë dhe dy të plagosur

20.12.2022 - 11:38

Një makinë përfundoi në humnerë duke i marrë jetën një personi e duke lënë të plagosur dy të tjerë paraditen e të martës në Elbasan.

News24 raporton se aksidenti i rëndë ka ndodhur në Qafë Mollë, në fshatin Samurr të Njësisë Administrative Labinot Fushë, 20 km larg qytetit të Elbasanit.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe autoambulanca.

Blutë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksisentit, teksa pritet një njoftim zyrtar për bilancin e kësaj ngjarje të rëndë.

Nga raportimet e para mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke përfunduar në humnerë.