11.12.2022 - 17:33
Miqësorja mes Chelseat dhe Aston Villas nuk ka shkuar siç duhet për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar ka pësuar një dëmtim në minutën e 24-t, duke u detyruar kështu të dalë nga fusha e lojës.
Në përpjekje për t’i marrë topin kundërshtarit, ai është përplasur me të dhe është rrëzuar, duke shqetësuar të gjithë stafin.
Nuk dihet shkalla e dëmtimit, ekzaminimet mjekësore do të bëjnë të ditur gjithçka, me Blutë e Londrës që “kryqëzojnë gishtat” që mos të ketë asgjë serioze.
Chelsea’s Armando Broja stretchered off in the friendly vs Aston Villa. Wish him quick recovery. pic.twitter.com/jYpTUV5UA9
— FT90Extra (@FT90Extra) December 11, 2022