MENU
klinika

Pse po vijnë të rinjtë masivish të Angli?

Ambasadori shqiptar thirret në Parlamentin britanik, deputetët i kërkojnë llogari për emigrantët

07.12.2022 - 18:17

Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko është thirrur në Komisioni për Punët e Brendshme në parlamentin e Britanisë për t’u pyetur se përse shqiptarët po shkojnë masivisht në Angli.

Qirko u pyet se përse 35% e të kapurve në kanalin e La Manshit me gomone ishin shqiptarë, ambasadori tha se nuk kishte asnjë dijeni për këtë.

Sipas Qirkos, problemi me emigrimin e paligjshëm konsiston në faktin që shqiptarët nuk kanë mundësi për emigrim të ligjshëm. Ai mohoi që vendi të ketë një problem me fenomenin e “humbjes së trurit” apo largimit të forcës punëtore.

Në këtë mbledhje ishin të ftuar dhe ekspertë të cilët renditën disa probleme që sipas tyre po shkaktojnë edhe ikjen masive të të rinjve.

Një nga ekspertet vuri në dukje krimin e organizuar shqiptar, i cili është në gjendje të vendosë shqiptarët e varfër në kushtet e skllavërisë së borxhit, ndërsa theksoi se disa nga të rinjtë që ajo ka ndihmuar kanë punuar të mbyllur për shumë muaj me radhë nëpër shtëpitë e barit për të shlyer borxhet ndaj trafikantëve ndërsa një tjetër vuri në dukje se autoritetet që trajtojnë kërkesat për azil në Britani kërkojnë mesatarisht 16.7 muaj për të dhënë një përgjigje për kërkesën për azil, ndërsa një profesor shqiptar në Londër theksoi atë që e përshkroi si dështim sistematik të autoriteteve shqiptare në trajtimin e problemit të dhunës në familje.

Tim Loughton, një deputet konservator, i është drejtuar Qirkos duke e pyetur “A nuk shqetësoheni për largimin e personave të kualifikuar?”

Qirko tha se ai nuk shihte se një problem i tillë ekziston, ndërsa deklaroi se zgjidhja për emigrimin e paligjshëm është që shqiptarët të mund të emigrojnë në mënyrë të ligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, duke vënë në dukje se Britania e Madhe ka vende pune të paplotësuara dhe ka nevojë për emigrantë.