MENU
klinika

Nis seanca në Apel! Çfarë kërkohet

Ankimimi i “grupit” të Alibeajt për 2 Kuvendet e PD-së

20.12.2022 - 11:17

Ditën e sotme në Gjykatën e Apelit të Tiranës ka nisur seanca për ankimimin e grupit të Enkelejd Alibeajt, lidhur me 2 Kuvendet e Partisë Demokratike.

Burime për BW bëjnë me dije se bëhet fjalë për kuvendet e Korrikut dhe të dhjetorit të vitit të kaluar, për të cilët është kërkuar regjistrimi në një vendim.

Ndërkohë avokati Rezart Kupthi, ka kërkuar të njihet me aktet e dosjes, për të verifikuar nëse provat e paraqitura në shkallën e parë janë bërë pjesë e fashikullit gjyqësor.

Kujtojmë se ende mbetet e pazgjidhur përfundimisht çështja e “vulës” së PD-së, pas zvarritjeve të tejzgjatura nga Gjykata e Apelit, pasi Gjykata e Shkallës së parë njohu si legjitim Kuvendin e 11 Dhjetorit.