MENU
klinika

Sara e thotë haptazi

“Arditi dhe Elhaida janë më shumë të avantazhuar në DWTS”

03.12.2022 - 12:26

Një ‘debat’ i vogël ka ndodhur sonte në “Dancing With The Stars” mes Sarës dhe Ledianit. Ata erdhën në skenë me një kërcim mjaft të fuqishëm, mirëpo në “Gold Room” patën një diskutim.

Sara tha se partnerja e Ledianit në kërcim, Elhaida është më shumë e avantazhuar ashtu sikurse dhe Arditi, pasi kanë eksperienca televizive dhe performanca të mëparshme përpara publikut. Mirëpo, Lediani iu kundërpërgjigj duke i kërkuar të mos e përdorë më këtë si një justifikim për performancat e saj.

Lediani i tha gjithashtu Sarës se sot e ka patur marrëdhënien më mirë me kamerat se çdo herë tjetër.

Mesa duket ky “çift” kësaj here ishte paksa i përçarë!

Sara Hoxhën, që deri më tani të gjithë e njihnim si partneren e reperit Ledri Vula, do ta mbajmë mend gjithashtu edhe si konkurrenten e “Dancing With the Stars”. Sara është një prej konkurrenteve të kësaj gare që ka surprizuar jurinë dhe publikun. Ajo ka treguar se ka talent në kërcim dhe natën e parë i habiti të gjithë me performancën e saj.

Por me sa duket Sara ka disa ‘ankesa’ për jurinë e spektaklit të kërcimit, të paktën kështu ka lënë të kuptohet.

Gjatë një bisede virtuale në Instagram, një ndjekës i shkruan Sarës: “Ti këmbët po i lodh dhe po kërcen super bukur, po ajo juria s’po sheh gjë më duket.” Ndërsa blogerja i është përgjigjur duke shkruar: “Po pra hë”, shoqëruar me një emoji.