Sa shumë emocione të përjetuara këtë të diel të 18 dhjetorit. Mijëra njerëz kishin mbushur sheshin kryesor në Buenos Aires për të ndjekur finalen e madhe të Kupës së Botës Katar 2022, aty ku Lionel Mesi me shokë ia dolën të triumfojnë dhe të rikthejnë trofeun në Argjentinë pas plot 36 vitesh.
Finalja e “Lusail Stadium” prodhoi më shumë se 120 minuta dramatike dhe në fund gjithçka u vendos nga penalltitë, teksa pas gjuajtjes së saktë të Montiel, ankthi u shndërrua në festë e lot gëzimi te argjentinasit që kishin mbushur sheshin.
Celebrations in Buenos Aires, Argentina 🇦🇷
🏆🏆🏆
pic.twitter.com/Y4aqXMgttH— Mimi Fawaz (@MimosaFawaz) December 18, 2022
Momente me të vërtetë speciale, të cilat janë duke bërë xhiron e rrjetit. Për më tepër shikoni videon e festës madhështore në kryeqytetin argjentinas pas triumfit të kombëtares “albiçeleste”.
Absolute scenes in Buenos Aires as #ARG win the #FIFAWorldCup on penalties 🙌 pic.twitter.com/xBtmtIpEsh
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) December 18, 2022
Nuk mund të mungonte festa e nënës së Lionel Messit, e cila është futur në fushë dhe ka përqafuar gjatë të birin.
Lionel Messi hugs his mother ❤️ #FIFAWorldCup pic.twitter.com/Hz6uGV32ZX
— Farid Khan (@_FaridKhan) December 18, 2022