Në protestën e fundit të opozitës të mbajtur disa ditë më parë, Sali Berisha u përball me një nga incidentet më të rënda.
Ish-kryeministri shqiptar u godit me grusht në fytyrë nga një protestues.
Pamja ishte vërtet e tmerrshme dhe për këtë ka folur edhe Armina Mevlani, e cila nuk kishte reaguar akoma as në rrjetet sociale.
“Sigurisht që nuk e kemi përjetuar mirë sepse imagjino, kjo shkon përtej politikës. Përveç sulmit fizik që do më vinte keq për çdo politikan që të përballej në atë formë. Nuk po goditet vetëm një politikan, po goditen të gjithë njerëzit që kishin dalë aty. Ne si familje shqetësohemi për sigurinë e tij dhe për shëndetin e tij dhe e përjetojmë ndryshe, prandaj nuk kam shkruar asgjë”– tha ajo.