MENU
klinika

U kap me tre emigrantë të paligjshëm në mjet

Arrestohet 45-vjeçari në Gjirokastër (EMRI)

17.12.2022 - 10:08

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 3 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Bëhet me dije se ai është shtetasi Edmond Nezaj me banim në Tiranë,  i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Agjencia”, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 3 emigrantë nga vendet MENA.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjirokastër/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 52”. U kap në flagrancë duke transportuar 3 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 45-vjeçari. Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 52″, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– E. N., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Agjencia”, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 3 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.