Peruja ka një presidente femër për herë të parë, pasi ish-presidenti Pedro Castillo u arrestua disa orë pasi ai u përpoq të shpërndante parlamentin.
Dina Boluarte, e cila mbante postin e zv/presidentes, u betua pas një dite dramatike në Lima të mërkurën.
Castillo kishte thënë se po zëvendësonte Kongresin me një “qeveri të jashtëzakonshme emergjente”.
Por ligjvënësit e “injoruan” këtë dhe mbajtën një mbledhje urgjente. Më pas Presidenti u arrestua dhe u akuzua për rebelim.
Ai po shkonte drejt ambasadës meksikane në kryeqytet kur u arrestua.
Boluarte, një avokate 60-vjeçare, tha se do të qeveriste deri në korrik 2026, periudhë kur do të përfundonte presidenca e Castillo.
Duke folur pas betimit, ajo bëri thirrje për një armëpushim politik për të kapërcyer krizën që ka kapluar vendin.
“Ajo që unë kërkoj është një hapësirë, kohë, për të shpëtuar vendin”, tha Boluarte.
Zinxhiri dramatik i ngjarjeve të së mërkurës filloi me një fjalim të Presidentit Pedro Castillo në televizionin kombëtar ku ai shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
Avenditi njoftoi se do të shpërndante Kongresin e kontrolluar nga opozita, një veprim i cili u prit me tronditje si në Peru ku disa ministra dhanë dorëheqjen në shenjë proteste, ashtu edhe jashtë .
Kreu i Gjykatës Kushtetuese e akuzoi atë për fillimin e një grushti shteti, ndërsa SHBA-ja “i bëri thirrje me forcë” Castillo-s të anulonte vendimin e tij.
Policia dhe forcat e armatosura të Perusë lëshuan një deklaratë të përbashkët ku thanë se respektonin rendin kushtetues.
Castillo u përpoq të shpërndante Kongresin vetëm disa orë përpara se të fillonte procedurat e reja të shkarkimit kundër tij.
Në fjalimin e tij televiziv ai tha: “Në përgjigje të kërkesave të qytetarëve në të gjithë vendin, kemi vendosur të krijojmë një qeveri të jashtëzakonshme që synon rivendosjen e shtetit ligjor dhe demokracisë”.
Ai theksoi se “një Kongres i ri me kompetencat përbërëse për të hartuar një kushtetutë të re do të mblidhej brenda jo më shumë se nëntë muajsh”.
Por Kongresi, i cili kontrollohet nga partitë kundërshtare të tij, thirri një seancë urgjente dhe mbajti votimin e shkarkimit që Castillo po përpiqej të parandalonte.
Rezultati ishte dërrmues: 101 votuan pro shkarkimit të tij, me vetëm gjashtë kundër dhe 10 abstenime.
Pas shkarkimit, Castillo u pa në ambientet e policisë. Në fotot, të cilat u shpërndanë nga policia në Tëitter, por më pas u fshinë, shihej i ulur në dukje i relaksuar dhe duke biseduar me të tjerët.
Më pas u publikuan pamjet e Castillo duke nënshkruar dokumente me prokurorët.
Më vonë ai u arrestua dhe u akuzua për rebelim për thyerje të rendit kushtetues.
Peruja ka kaluar një periudhë të vështirë politike, me shumë presidentë të rrëzuar nga detyra vitet e fundit. Në vitin 2020, Peruja kishte tre presidentë brenda pesë ditëve.
Castillo u zgjodh në qershor 2021 në një zgjedhje polarizuese ku mundi rivalin e tij të krahut të djathtë Keiko Fujimori.
Ai kohët e fundit është akuzuar për korrupsion, të cilat ishin pjesë e një komploti për ta rrëzuar atë.