MENU
klinika

Emri

Atentat me armë zjarri në Selitë, 49 vjeçari vdes në spital

16.12.2022 - 18:37

Ndërron jetë në spital, Edmond Papaj, i cili mbeti i plagosur nga atentati me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Selitë, Tiranë.

Bëhet me dije se 49 vjeçari ka vdekur pak minuta më parë në spitalin e Traumës. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Tiranë/Informacion paraprak:

Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.