Juristi dhe avokati i njohur, Sokol Hazizaj ka komentuar tre kandidatët, të cilët nesër do të shpalosin platformën e tyre për kreun e ri të SPAK.
Hazizaj vlerësn të tre emrat që janë në garë, ndërsa thekson se ata do të kenë presione nga politika. Sipas tij menaxhimi i kësaj strukture është e vështirë, pasi ata do të firmosin letra pa ditur se për kë.
Avokati u shpreh se ata duhet të maten mirë për të konkurruar, jo për shkak të misionit, por për shkak se struktura duhet të jetë favorizuese në të drejtën
“Adnan Xholi është prokuror i pjekur, nuk di që të ketë pasur ndonjë procedim mbi vete. Për Altin Dumanin nuk kam mendim negativ, është favorit për shkak të ambientit ku jetojmë. Ndërsa Edvin Kondili është familje juristësh, është i formatuar. Kjo ka shumë rëndësi. Në përgjithësi nuk ka fare rëndësi kush do jetë. Struktura vepron si një e tërë, jo vetëm kaq, por do ketë presion politik. Është menaxhim shumë i vështirë, sepse mund të ndodhesh para letrave te të cilat ti nuk shikon emrin ndaj të cilit do firmosësh, por vetëm do firmosësh.
Mendoj që duhet të maten mirë për të konkurruar, jo për shkak të misionit, por për shkak se struktura duhet të jetë favorizuese në të drejtën. Është arritje e madhe të jesh në strukturën e posaçme. Nuk ka pse beteja të bëhet për drejtues, kur për këtë strukturë nuk ka rëndësi të qenit drejtues ose konkurron për privilegje”, tha Hazizaj në emisionin “Frontline” në News24.