MENU
klinika

Bilanci

Barcelona dhe Reali, investimi justifikohet në fushë

31.12.2022 - 18:15

La Liga është kthyer mbrëmë me ndeshjet e para të javës së 15- të pas më shumë se një muaj e gjysmë pushim si pasojë e kampionatit botëror në Katar. La Liga kthehet me Barcelonën në krye të renditjes e ndjekur nga Reali i Madridit, Sociedadi dhe Bilbao.

Gazeta “Marca” ka bërë një analizë duke marrë për bazë renditjen aktuale të klubeve në La Liga si dhe renditjen e tyre bazuar në vlerën financiare të secilit prej 20 klubeve të elitës së futbollit spanjoll. Analiza tregon se jo gjithnjë vlera financiare e skuadrës përkthehet me një vend më të mirë në renditje, të paktën në 14 javët e para. Duke bërë një shumatore të vlerës së lojtarëve, rezulton se Barcelona është klubi me vlerën më të madhe të skuadrës me 995.5 milionë euro.

Ajo ndiqet nga shumë pranë prej Realit të Madridit (935.9 milionë euro). Janë këto dy skuadra me vlerën më të madhe në treg që ndajnë dhe vendin e parë dhe të dytë në La Liga. Atletiko e Madridit, ndonëse ka vlerën e tretë më të madhe në treg me 594.5 milionë euro, për momentin ndodhet në vendin e pestë në renditje.

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”